Home / Politika / PD kandididon Halim Kosovën në Tiranë dhe Grida Dumën në Durrës

PD kandididon Halim Kosovën në Tiranë dhe Grida Dumën në Durrës

Partia Demokratike pritet të bëjë publike kandidaturën e së djathtës për bashkinë e Tiranës. “Panorama” shkruan sot se pas disa sondazheve të zhvilluara në Tiranë, ku PD-­ja testoi fillimisht 10 emra dhe më pas duke i reduktuar në katër emrat më të kuotuar, mjeku i mirënjohur Halim Kosova ka rezultuar si një prej më të mbështeturve në Tiranë.

Halim Kosova, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Besnik Aliaj kanë qenë katër emrat më të kuotuar nga lista e propozimeve të ardhura prej 11 degëve të PD-­së në Tiranë. Kontributi që ka dhënë Kosova si mjek, por dhe si ish­drejtues i spitalit “Mbretëresha Xheraldinë” ka bërë që ai të ketë mbështetjen më të madhe për të sfiduar për një mandat në Bashkinë e Kryeqytetit. Por, edhe rezultatet e Kosovës në organizimin e zgjedhjeve në njësinë 5 që konsiderohet bastion i së majtës, kanë rritur mbështetjen e PD-­së për kandidaturën e tij.Kur ditët po kalojnë duket se Partia Demokratike ka ravijëzuar edhe kandidatët që do të garojnë për të djathtën në dy qytetet më të rëndësishme të vendit, Tiranë dhe Durrës.

Një çështje “e nxehtë” për PD-në ishte edhe bashkia e Durrësit pas kërkesës së Partisë Republikane për t’u prezantuar në këtë bashki me deputetin Agron Duka. Kanë qenë pikërisht sondazhet e fundit me qytetarët ato që kanë çuar drejt emrit të Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun Grida Duma. Të njëjtat burime thanë se edhe Duma ka qenë mjaft e kuotuar në këto sondazhe.

Leave a Reply

%d bloggers like this: