Politika

Arrihet marrëveshja PD – PR për zgjedhjet e 21 qershorit

Partia Demokratike dhe Partia Republikane do të dalin së bashku në zgjedhjet e 21 qershorit. Mosmarrëveshjet që kanë dominuar këto ditë zhvillimet në kampin e djathtë morën fund sot. PD dhe PR do të dalin kështu me kandidatë të përbashkët për bashkitë. PR është tërhequr nga kandidimi i Agron Dukës në Durrës, ku e djathta do të kandidojë Grida Dumën. Në këmbim PR do të ketë disa bashki të tjera, përfshirë këtu edhe Beratin. PD bëri të ditur dje vendimin për të kandiduar në këtë bashki kryetarin e degës së Partisë Republikane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button