Home / Sporti / Gjermania me mund në çerekfinale

Gjermania me mund në çerekfinale

mesutGjermania ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Kampionatit Botëror pas fitores së vështirë (2-1) kundër Algjerisë, të cilën e arriti pas vazhdimeve.

Algjerianët luajtën më mirë në minutat e para duke e rrezikuar portën e Neuer. Madje arritën të shënojnë, por goli u anulua për pozitë jashtë lojë.

Me kalimin e minutave, Die Mannschaft arritën të ktheheshin në lojë duke e detyruar portierin Mbolhi që të reagonte. Përmendim rastet e Gotze dhe Muller, të cilët u ndalën nga portieri algjerian.

Në fraksionin e dytë ra paksa tempi i lojës, mirëpo kur po afrohej faza finale e kohës së rregullt, gjermanët u përpoqën ta fitonin ndeshjen.

Ata patën raste me anë të Schweinsteiger, Muller e Schurrle, por edhe algjerianët kanë mundur të ndëshkonin me shanset e tyre.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, u angazhua nga minuta e parë, mirëpo gjatë ndeshjes pësoi një lëndim dhe u zëvendësua në pjesën e dytë (70’, Sami Khedira).

Porsa filluan vazhdimet, gjermanët kaluan në epërsi. Thomas Muller ishte më meritori, pasi ai e nxori në rast Andre Schurrlen, i cili realizoi (92’).

Mesut Ozil e konfirmoi kualifikimin me golin e dytë (119’), ndërsa Algjeria shënoi një gol në (120′ + 3) me anë të Abdelmoumene Djabou.

Leave a Reply

%d bloggers like this: