Home / Parlamentare / Debate dhe fyerje në Komisionin e Dekriminalizimit, mazhoranca braktis mbledhjen. Bylykbashi, Ballës: Sharlatan!

Debate dhe fyerje në Komisionin e Dekriminalizimit, mazhoranca braktis mbledhjen. Bylykbashi, Ballës: Sharlatan!

Ka nisur dhe është mbyllur me debate e fyerje Komisioni i Dekriminalizimit në zyrat e Kuvendit, ku kryetari Oerd Bylykbashi është grindur me nënkryetarin e këtij komisioni, Taulant Balla dhe anëtarin tjetër Spartak Braho.

KomisioniiDekriminalizimit_1Ky i fundi i ka thënë deputetit demokrat se “ti nuk di ta drejtosh Komisionin” dhe “se po flet si shef kabineti i Berishës”.

Po ashtu, Bylykbashi ka debatuar edhe me Ballën, ku i kanë kërkuar njëri-tjetrit të mos flasin dhe të ulin zërin.

Bylykbashi i ka thënë deputetit socialist: “Komisionin e drejtoj unë. Nëse ju kanë sjellë këtu për të penguar komisionin, atëherë ikni”.

Balla i është kundërpërgjigjur: “Je zënë me Gridën (Duma) prandaj po flet kështu”. Por Bylykbashi ka reaguar duke i thënë “sharlatan”.

Në këtë moment Balla është ngritur dhe ka braktisur komisionin duke shtuar: “Nuk ulem më me ty në këtë komision, nuk të lejoj të më fyesh dhe të më thuash sharlatan shtatë herë”.

Në këtë mënyrë, ka dështuar për të disatën herë Komisioni i Dekriminalizimit, me deputetët e mazhorancës që kanë braktisur mbledhjen për shkak të debateve dhe fyerjeve me kolegët demokratë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: