Home / Kuriozitete / Siberi, misteri i fortesës Por-Bajin

Siberi, misteri i fortesës Por-Bajin

FortesaBurg, rezidencë  verore apo observator astronomik? Fortesa e Por-Bajijn mbetet një mister i vërtetë, që ekspertët, edhe 100 vjet pas zbulimit të sajtit arkeologjik, nuk kanë mundur ende ta zgjidhin.

fortesa 1

Tashmë prej vitesh ekspertë po përpiqen të qartësojnë cili ishte funksioni i rrënojave të gjetura në ishullin e liqenit Tere-Khol, në republikën ruse Tuva, në kufi me Mongolinë.

fortesa 3

Struktura katrore dhe e rregullt në mure dhe ndërtim, i bëri studiuesit të mendonin fillimisht se bëhej fjalë për një fortesë apo një burg të veçantë; por zbulimet e bëra më tej nga arkeologët i shtynë disa studiues të supozojnë destinacione të ndryshme të kësaj strukture misterioze, si rezidencë verore, manastir apo ndoshta edhe një observator astronomik. Misteri mbetet ende i pazgjidhur.

Leave a Reply

%d bloggers like this: