Politika

Zgjedhjet lokale, Gjinushi: KQZ falsifikoi një paragraf të vendimit, po vritet vota e lirë

Skënder Gjinushi në një dalje për mediat ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për falsifikim të një pjesë të vendimit.

skender-gjinushiSipas kreut të Partisë Social Demokrate, KQZ ka shkelur hapur ligjin, duke i bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet. Bëhet fjalë për një vendim që ka të bëjë me kandidimin për kryetar bashkia apo anëtar i Këshillit Bashkia, i cili thotë se ajo parti që ka siguruar votat e duhura  në zgjedhjet e mëparshme, nuk ka nevojë që të mbledhë firma për tu futur sërish në garë.

Kjo sipas Gjinushit është një vrasje e votës së lirë. “Jam këtu për të denoncuar falsifikimin e vendimit të KQZ-së, që po tenton të ndryshojë vendimin e saj. Aty thuhet se kush janë kriteret për kandidim për këshilltarë apo kryetar bashkia. KQZ pasi ka marrë një vendim të drejtë, mbrëmë nën urdhër ka ndryshuar vendimin pa vendim, por ka ndërhyrë duke falsifikuar vendimin. Ne sot kemi në dorë një vendim falco dhe një origjinal. Kodi thotë që ata që marrin vota nga zgjedhjet e mëparshme, nuk kanë detyrime që të mbledhin firma për të kandiduar sërish. Kjo pikë është ndryshuar.

Po vritet vota e lirë me konsensus. Menduam që me rilindje do të kishte një tjetër situatë, tani këta bien në konsensus që të falsifikojnë. I bëj thirrje prokurorisë që të hetojë dhe i bëj thirrje KQZ-së që të mos ndryshojë vendime në fuqi, që janë konform ligjit!  Kjo do të vërë në diskutim vetë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve.  Do i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, nëse nuk korrigjohet ky falsifikim”, tha Gjinushi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button