Home / Politika / Basha: Dyshja Rama-Meta po tallet me çështjen e dekriminalizimit

Basha: Dyshja Rama-Meta po tallet me çështjen e dekriminalizimit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka ripërisëritur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie, akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, që sipas tij, “po shkelin me këmbë dekriminalizimin”.

Kryetari i Partise demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partise demokratike Lulzim Basha

Teksa e ka cilësuar dyshen Rama-Meta si “autorë të dekriminalizimit”, Basha i bëri thirrje mazhorancës “të mos provojë të prekë zggjedhjet e 21 Qershorit”.

“A është i lirë Edi Rama t’u japë duart individëve me rekorde kriminale? Të mos i kandidojë më, të mos u japë mbrojtje përballë policisë dhe gjykatës? Për ne si opozitë, nuk ka enigma, as të reja dhe as të vjetra. Meta dhe Rama janë autorët e dekriminalizimit. Kjo dyshe po shkel me këmbë dekriminalizimin. Akuzat për vrasjen e dy deputetëve nga Meta janë rikthyer në skenë. Ka pasur vetëm një inksenim në këtë histori për të fshirë nga faqja e dheut të vërtetën e porositjes për vrasjen e dy deputetëve. Afrimi i zgjedhjeve vendore, përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë bashkie po nxjerrin në pah kush nuk ka asnjë kompromis me krimin. Rama ka caktuar Artur Bushin si kandidat për kryetar bashkie në Krujën e Gjergj. Bushi është akuzuar për trafik droge në Itali dhe Holandë’, tha ndër të tjera kreu i opozitës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: