Sporti

La Stampa: Serbi – Shqipëri, gabim i UEFA’s

Çështja e ndeshjes Serbi – Shqipëri po gjen hapësirë në shtypin botëror në prag të vendimit përfundimtar që do të marrë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Sot është radha e Serbisë, ndërsa nesër e Shqipërisë të arsyetojë ankimin dhe pretendimin.
E përditshmja italiane “La Stampa” ka botua një artikull ku takimin mes e ndërprerë mes Shqipërisë dhe Serbisë e quan si ndeshjen e turpit Europian. Këto dy ditë do të shënojnë edhe fundin e kësaj sfide më shumë territoriale se sa sportive.

Francesco Manassero kujton se takimi kualifikues i Euro 2016 nuk përfundoi për shkak të trazirave të rënda në stadiumin e Beogradit dhe tani është radha e CAS-it të gjykojë ankimet për dënimet e marra nga komisionet e UEFA-s.

Në shkrimin e “La Stampa” kujtohet se edhe para se droni të fluturonte mbi stadium mbizotëronte një atmosferë e publiku ishte jashtë kontrollit.

Gabimi sipas Francesco Manassero-s qëndron te UEFA që lejoi të luhej një takim i tillë pas konfikteve duke anashkaluar faktin se ishte një ndeshje e një niveli të lartë rrezikshmërie.

Pamjet filmike dokumentojnë qartë sipas “La Stampa”se përfaqësuesja e drejtuar nga Gianni De Biasi po luante një ambient aspak miqësor dhe për këtë u gjykua faktorë duke e dënuar me humbje në tavolinë pasi braktisi fushën për shkak se pjesa më e madhe e lojtarëve ishin keqtrajtuar, sulmuar dhe fyer.

Duke u mbështetur te Fair Play UEFA lejoi të luhej ky takim edhe pse nuk vendos përballë Rusinë me Ukrainën apo dhe Spanjën dhe Gjibraltarin. Ky është një autogol i UEFA-s lexohet në artikullin e gazetës italiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button