Home / Parlamentare / Kuvendi s’ka kuroumin për të votuar për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës
Koço Kokëdhima, deputet i Partisë Socialiste

Kuvendi s’ka kuroumin për të votuar për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës

Parlamenti e shtyu për në fund të seancës votimin e këkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit, Koço Kokëdhimës. Kryetari Ilir Meta tha se votimi nuk mund të bëhet pasi në sallë nuk është plotësuar kuorumi, pavarësisht se PD këmbënguli që votimi të kryhej pasi kuorumi ishte plotësuar. PS nga ana e saj tha se sipas rregullores votimi duhet të kryhet në fund të seancës. PD argumentoi se përse Kokëdhimës i duhej hequr mandati. Sipas saj, ai ka përfituar para publike pasi ka marrë mandatin e deputetit, çka përbën shkelje të kushtetutës. Kokëdhima nuk mohoi të ketë qenë aksioner i kompanisë “Abissnet” që ka nënshkruar disa kontrata me qeverinë. Por ai tha se aksionerë kompanish janë edhe deputetë të djathtë e të majtë, si Halim Kosova, Sadri Abazi, Fatmir Toçi etj. Lapsi.al mësoi se këta deputetë dhe disa të tjerë rezultojnë aksionerë në disa kompani, por këto kompani nuk kanë përfituar para nga thesari i shtetit, me tendera apo kontrata të tjera. Kushtetuta parashikon që deputetët nuk duhet të përfitojnë para publike përveç të ardhurave që u vijën nga ushtrimi i detyrës së deputetit, që nga marrja e mandatit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: