Politika

Shtatë deputetët e rinj që do të hyjnë në Kuvend

Kandidimi i Halim Kosovës për Bashkinë e Tiranës rikthen në Kuvend Asllan Dogjanin nën siglën e Partisë Demokratike.

Sipas rregullores, Kosova do të dorëzojë mandatin për të garuar në zgjedhjet e 21 qershorit. Pas tij në listat zgjedhore ndodhet Asllan Dogjani, ish-deputeti i Partisë Socialiste që iu bashkua PD-së para zgjedhjeve.

Në Parlament do të hyjnë gjithashtu edhe 6 deputetë të rinj, të cilët do të zëvendësojnë kolegët e tyre që do të kandidojnë në disa nga bashkitë e vendit.

Kështu pra, Arbjola Halimi zëvendëson Ardian Trukun në Elbasan për PD-në, Besnik Dusha që kandidon në Tropojë zëvendësohet nga Mimoza Hajdarmataj.

Mimoza Rira e LSI-së do të kandidojë në Përrenjas dhe vendin e saj në Kuvend do ta zërë Edlira Çërkezi, i vetmi ndryshim në grupin parlamentar të kësaj partie.

Tek PS, Bujar Çela dhe Xhevit Bushaj hyjnë në Kuvend pas largimit të Armando Subashit dhe Majlinda Bufit, respektivisht për Fierin dhe Roskovecin.

Artur Bushi do të kandidojë për PS-në në Krujë dhe vendin e tij në Kuvend do ta zërë Besim Troplini.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button