Rajoni

Masakra e armenëve, Ankaraja pret reagimet e Obama dhe Gauk

Në Turqi pritet lëvizja e presidentit amerikan Obama dhe atij gjerman Gauk: a do ta përmendin dy lideret në mesazhet e tyre përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të masakrës ndaj armenëve fjalën “genocid”.

1429264290ankaraturqiSherret mbi etiketimin e masakrës ndaj armenëve 2 prillin e vitit 1915 po shndërrohen gjithmonë e më shumë në barrë të politikës së jashtme turke.

Pasi iu përgjigj me kritikë të ashpër përdorimit të termit “genocid” nga Papa fundjavën e kaluar, si dhe duke tërhequr ambasadorin nga Vatikani, Ankaraja e hodhi poshtë në formë të ashpër edhe rezolutën e Parlamentit të BE-së lidhur me këtë temë.

Ekspertët mendojnë megjithatë se prapa reagimeve në prag të këtij 100-vjetori, veç kalkulimeve politike fshihen edhe frikëra që shkojnë më thellë.

Pranimi i genocidit nga Turqia as që shtrohet për diskutim nga presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri Ahmet Davutoglu. Turqia nuk ka asnjë njollë të zezë në historinë e saj, tha Erdogan.

Ankaraja këmbëngul se vdekja e disa qindra mijëra armenëve mes viteve 1915 dhe 1917 është pasojë tragjike e aksionit të kushtëzuar prej luftës së shpërnguljeve, por jo genocid.

Armenia dhe një pjesë e madhe e studimeve ndërkombëtare e shohin këtë ndryshe. Në sfondin e afrimit të datës së zgjedhjeve parlamentare në Turqi më 7 korrik, grindja për genocidin po kthehet gjithnjë e më tepër në një temë të luftës elektorale.

Meqënëse Davutoglu dhe partia e tij në pushtet AKP përpiqen të tërheqin sa më shumë vota të nacionalistëve, Papën po e anatemojnë në Ankara. Davutoglu e akuzon kreun e Kishës Katolike ndër të tjera, se po nxit islamofobinë.

Një diplomat perëndimor në Ankara i tha “Deutsche Welle”, se kaq pranë zgjedhjeve nuk mund të presësh tone të moderuara prej qeverisë turke lidhur me çështjen e armenëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button