Home / Europa / Krizë qeveritare dhe bankare në Bullgari

Krizë qeveritare dhe bankare në Bullgari

bullgariMë 6 gusht do të shpërndahet parlamenti në Bullgari, zgjedhjet e parakohshme janë parashikuar për më 5 tetor. Kriza politike po shoqërohet edhe nga një krizë bankare, që politikanët po përpiqen ta zbusin tani.Qeveria e minoritetit e Plamen Oresharskit, e cila përbëhet nga Partia Socialiste BSP dhe Partia e minoritetit turkfolës DPS, pas shuplakës që morën socialistët në zgjedhjet evropiane në maj është tepër e dëmtuar.

Pas dorëheqjes së kabinetit që pritet brenda muajit të ardhshëm, parlamenti do të shpërbëhet dhe më 5 tetor do të mbahen zgjedhje të reja. Studiuesit e opinionit presin një fitore të qartë të partisë GERB të ish-kryeministrit Boiko Borisov.

Schlange vor Filiale der First Investment Bank in Sofia, Bulgarien

Në këtë sfond politik në Bullgari është përfshirë nga problemet edhe sistemi bankar. Pasi në mes të qershorit u ndodh nën presion banka e katërt për nga madhësia në vend, KTB e cila u vendos përkohësisht nën kontroll shtetëror, aktualisht lëkundet edhe banka e tretë për nga madhësia, PIB (First Investment Bank). Investuesit e vegjël po tërheqin në panik kursimet e tyre, edhe investuesit e mëdhenj dhe firmat shtetërore po përpiqen t’i sigurojnë investimet e tyre. Vetëm më 28 qershor, bankës PIB iu desh t’u kthente investuesve 400 milionë euro, një shumë tepër e madhe për kushtet e Bullgarisë.

Bankat si viktima të politikës

Shkaqet për këtë zhvillim në radhë të parë nuk duhen kërkuar në politikën e keqe financiare. Në një bisedë me DW, vëzhguesi politik Kantscho Stoitschev e shpjegon kështu situatën: “Sistemi stabil dhe i furnizuar shkëlqyeshëm me kapital i bankave bullgare u bë viktimë e makinacioneve të errëta politike, të cilat lidhen me interesa ekonomike.”

Deljan Peevski

Politikani Deljan Peevski

Me këtë kihet parasysh roli i politikanit 33 vjeçar të DPS, Delian Peevski, i cili u zgjodh pak kohë më parë deputet i Parlamentit Evropian. Peevski, i cili së bashku me të ëmën, Iren Krasteva kishte një rol mbizotërues në sistemin mediatik bullgar, u emërua para një viti nga qeveria Oresharski shef i shërbimeve të fshehta. Por meqenëse ai konsiderohet “oligark” për shkak të bizneseve të tij jotransparente, emërimi i tij shkaktoi protesta masive. Në fund ai nuk e mori postin dhe pak muaj më vonë u grind me mentorin e tij, shefin e KTB-së, Zvetan Vassilev. Në fillim të qershorit të dy e mbuluan njëri-tjetrin me akuza për gjoja kërcënime me vdekje. Skandali e destabilizoi KTB-në dhe kërcënon të gjithë sistemin bankar bullgar.

Financa stabile

Bullgaria është vërtet anëtare e BE, por nuk bën pjesë në eurozonë. Operacionet financiare kontrollohen nga një i ashtuquajtur Këshill monetar (Currency Board), i cili vëzhgon në mënyrë të rreptë shpenzimet shtetërore dhe stabilitetin e monedhës. Eksperti financiar amerikan, Steve Hanke, i cili konsiderohet “babai” i këshillit monetar, deklaroi së fundi në një intervistë televizive se stabiliteti financiar i vendit nuk është i kërcënuar, sepse Këshilli monetar garanton një kontroll të besueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.