Home / Kuriozitete / Holandë, puna nga shtëpia miratohet me ligj. Shefi nuk thotë dot “jo”

Holandë, puna nga shtëpia miratohet me ligj. Shefi nuk thotë dot “jo”

ShtepiaNë Holandë, të punosh nga shtëpia është kthyer në një të drejtë dhe sapo të bëhet kërkesa, shefi nuk mund të thotë dot “jo”. Propozimi i ligjit për punën në shtëpi është aprovuar dhe do të hyjë në fuqi duke nisur që nga korriku i këtij viti. Holanda është vendi i parë që e miraton një ligj të tillë në Europë.

Me normativën e re, ndërmarrja ose kompania nuk mund të refuzojë një kërkesë për të punuar nga shtëpia, kryesisht me kompjuter, me përjashtim të rasteve që aktiviteti i punës në banesën e punonjësit të mos nxjerrë probleme të pazgjidhshme.

Vështirësi të tilla duhet të lidhen me rreziqet për sigurinë ose probleme në planifikimin e punës dhe të shërbimit apo dëmeve ekonomike.

Ligji është votuar me shumicë votash nga të gjitha partitë holandeze, aq sa ka arritur një konsensus që nuk dukej prej kohësh në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.