Home / Sporti / Muaji i Ramazanit dhe futbolli

Muaji i Ramazanit dhe futbolli

ramazanMuaji i shenjtë i Ramazanit që sapo filloi, po i përball disa nga futbollistët e Botërorit në Brazil me probleme.

Kjo nuk ndodh shpesh, por ja që këtë vit ndodhi përsëri. Për herë të parë që nga viti 1986, Ramazani bie përsëri në kohën e Kupës së Botës. Për të gjithë myslimanëve të devotshëm, kjo festë do të thotë që të mos hanë dhe pinë nga momenti kur lind dielli e deri sa perëndon. Edhe pse ditët e Ramazanit në Brazil janë për shkak të afërsisë me Ekuatorin pesë orë më të shkurtra se sa në Evropë, i gjithë ekipi algjerian si dhe disa lojtarë gjermanë, francezë, zviceranë dhe belgë gjenden para dilemës se si duhet të veprojnë sportistët profesionstë në raste të tilla. Pra t’i respektojnë apo jo urdhërat e fesë.

Mesfushori gjerman Mesut Ozil, prindërit e të cilit janë nga Turqia, ka vendosur tashmë. “Për fat të keq, unë nuk mund të argjëroj, sepse jam duke punuar,” u tha gazetarëve Ozili. Edhe Bacary Sagna, i cili gjithashtu luan për Arsenalin dhe tani për ekipin kombëtar francez, do të heqë dorë nga Ramazani: “Kjo është e mundur në rrethana të caktuara, prandaj dhe unë po e bëj këtë.” Por Sagna tha se nuk e dinte se si do të vepronin lojëtarët e tjerë të besimit mysliman. Gjithësesi ai la të kuptohet se disa lojtarë do të ndjekin shembullin e tij, por të tjerët duan ta respektojnë muajin e agjërimit. “Unë i respektoj këta kolegë”, tha Sagna.

Trajneri i Algjerisë u kërkon lojëtarëve të mos mbajnë Ramazan

Vahid Halilhodzic

Vahid Halilhodzic

Lojëtarët e kundërshtares gjermane në çerekfinale, Algjerisë, fillimi i Ramazanit i ka vënë para një konflikti të madh me ndërgjegjen. Ekipi përbëhet tërësisht prej muslimanëve dhe disa prej tyre kanë thënë tashmë se ata duan ta respektojnë agjërimin. Vahid Halilhodzic, trajneri i këtij ekipi që nga viti 2011, thuhet se u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që për shkak të sfidës së ardhshme të hënën të vazhdojnë të hanë normalisht. Algjeria ka arritur për herë të parë në çerekfinalen e një Kampionati Botëror. Ndeshja me Gjermaninë është mundësia tjetër historike për ekipin algjerian që të hyjë në librat e historisë.

Dëm apo jo

Teologët islamë ka vite që merren me çështjen nëse argjërimi përputhet apo jo me sportin profesionist. Në fund të fundit çdo lojtar duhet ta marrë vendimin me ndërgjegjen e vet, tha kryetari i Shoqatës turko-islamike Ditib, Izet Er. Kurani nuk ka rregulla të qarta për këtë.

Por edhe nga përfaqësuesit e mjekësisë nuk ka një rekomandim të qartë. Jiri Dvorak, shefi mjekësor i FIFA-s, tha se nuk prest asnjë dëm për muslimanët gjatë Kupës së Botës në rast se mbajnë ramazan. Kurse kolegu i tij Michel D’Hooghe, nuk e rekomandon agjërimin gjatë periudhës rraskapitëse të Kupës së Botës. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s tha se ka “respektin më të madh për besimin fetar të çdo lojtari,” por nga “pikëpamja thjesht mjekësore” marrja e rregullt e ushqimit gjatë kësaj periudhe është më e mirë.

Me këtë rekomandim bashkohet edhe Universiteti gjerman i Sporteve në Këln. Mark de Maree drejtues i Departamentit për Fiziologjin e Sportisëve paralajmëron për degradim të rëndë të aftësive të sportistëve. Sipas përvojës së tij lojtarët gjatë 90 minutave të ndeshjes humbasin deri në gjashtë litra lëng nëpërmjet lëkurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.