Home / Te ndryshme / Jacques Attali në Tiranë, UT e nderon me titullin “Doctor Honoris Cuasa”

Jacques Attali në Tiranë, UT e nderon me titullin “Doctor Honoris Cuasa”

Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri dhe Ambasadën e Francës në Shqipëri i kordoi sot titullin “Doctor Honoris Cuasa” për Jacques Attali.

Në ceremoninë e zhvilluar në Universitetin e Tiranës, Rektori Dhori Kule tha se “ne sot jemi duke nderuar Jacques Attali, i cili është ekonomist, shkrimtar dhe zyrtar i lartë francez i cili ka lindur më 1 Nëntor 1943 në Algjer. Këshilltar Shteti, Profesor i Ekonomisë, këshilltar i veçantë i François Mitterrand gjatë periudhës 1981-1991, më pas themelues dhe kryetar i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në 1991.

Aktualisht ai drejton grupin PlanNet Finance dhe grupin Attali & ASSOCIES. Ai ka botuar me shume është 65 ese, biografi dhe romane. Ai është gjithashtu redaktor i të përjavshmes L’Express dhe Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Slate”.

Duke shprehur falenderime pë dhënien e këtij titulli, Attali tha se “dialogu midis drejtuesve është shumë i  rëndësishëm kur ka një strategji të mirëpërcaktuar. Duhet të mendojmë se si t’i kalojmë sfidat që kemi përpara.  Unë me të vertetë kamë qënë drejtues në 2008 në BERZH dhe kam bërë çfarë është e mundur për të arritur zhvillimin ekonomik. Nuk ka demokraci pa ekonomi tregu dhe ekonomi tregu nuk mund të ketë pa demokraci”.

Shqipëria, ka një vend të veçantë tek unë dhe gjëja më e rëndësishme që kam mësuar këtu është që mënyra më e mirë për të qënë egoist është të qënurit altruist dhe kjo sjell zhvillimin e vendit. Jam shumë krenar për këtë çmim dhe do të përpiqem ta meritoj në çdo ditë të jetës sime”, nënvizoi Attali.

Ndërsa për bashkëshorten e Kryeministrit Rama, Linda Rama, akordimi i titullit Doctor Honoris Cuasa” për Jacques Attali , përbën një vlerë për shoqërinë shqiptare, për vlerat dhe kontributet që ai ka dhënë në ekonomi.

Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të larta të vendit , Kryeministri Edi Rama, me bashkëshorten e tj, Linda Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, Ministrja e Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito si dhe senatorë të senatit akademikë, profesorë dhe studentë të UT.

Leave a Reply

Your email address will not be published.