Home / Qeveritare / Haxhinasto përuron mbikalimin e Shkozetit

Haxhinasto përuron mbikalimin e Shkozetit

Mbikalimi i Shkozetit, një projekt me vlerë prej rreth 8 milion euro është vënë në shërbim të plotë të qytetarëve.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto inauguroi sot përfundimin e punimeve, nga ku u bëri apel përdoruesve të rrugës që të ruajnë sinjalistikën, pasi dëmtimi i saj do të thotë rrezik për jetën e njerëzve.

Punimet për ndërtimin e mbikalimit të Shkozetit si pjesë e by passit të Durrësit nisën në janar të vitit të kaluar. Mbikalimi i Shkozetit mundëson një qarkullim më të mirë përmes shpërndarjes së trafikut të automjeteve që lëvizin në drejtim të jugut të vendit përmes lidhjes me autostradën Durrës-Tiranë, unazën e plazhit dhe zonat e tjera të rrethit bregdetar.

Mbikalimi si strukturë është 100 metër linear, rampat hyrëse dhe dalëse me gjatësi 340 metër. Investimi për këtë vepër është siguruar nga Fondi Saudit për Zhvillim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: