Kronika

Arrestohen 7 zyrtarë të Lojërave të Fatit

7 zyrtarë nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Bashkia Tiranë, janë arrestuar sot nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Përmes operacionit të koduar “Stop”, policia ka zbatuar urdhër-arrestet e nxjerra nga gjykata.

Në pranga janë vënë shtetasit Jani Berukas, Tefik Mallkuci, Valentin Lokaj, me punë te Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Petrit Ahmetaj inspektor i Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit tek Bashkia Tiranë. Mensur Hoxha dhe Trëndafil Tarja tek Hetimi Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ndaj këtyre personave është caktuar masa “arrest me burg”, ndërsa shtetësja me inicialet I.R është me masën “arrest shtëpie”. Operacioni kishte nisur që prej ditës së mërkurë, me arrestimin e dy personave, ndërsa sot janë kryer arrestimet e tjera.

Gjykata ka ka nxjerrë 11 urdhër-arreste, që do të thotë se pritet të këtë të tjerë të arrestuar. Lapsi.al mëson këta persona mbaheshin nën hetim prej disa muajsh. Pak ditë më parë bëri bujë të madhe sjellja në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, e drejtoreshës së Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Luneda Sufali, e cilësuar edhe si “kryeministrja e kumarit”. Sufali i foli me ironi dhe arrogancë Fatmir Xhaës, derisa ky i fundit i kërkoi të dilte jashtë nga komisioni

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button