Home / Sporti / Shqipëri-Serbi, vendimi i KAS brenda 13 qershorit

Shqipëri-Serbi, vendimi i KAS brenda 13 qershorit

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës ka njoftuar se vendimin lidhur me apelin e Federatës Shqiptare të Futbollit për ndeshjen me Serbinë do të jepet para datës 13 qershor.

1429341160serbi-shqiperiNë një njoftim zyrtar thuhet se, vendimi do të publikohet përpara ndeshjeve të grupit I, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016. “Aktualisht jemi në procesin e hartimit të draftit përfundimtar”, ka njoftuar KAS.

Ndeshja Serbi-Shqipëri, që po luhej në stadiumin e Beogradit më 14 tetor 2014, u ndërpre për shkak të dhunës së tifozëve serbë.

Në përballjen e parë në arbitrazh mes dy federatave, UEFA vendosi në favor të Serbisë duke i dhënë asaj 3 pikë për ndeshjen.

Një ditë më parë, në selinë e gjykatës në Lozanë dëshmuan presidenti i FSHF-së, Armando Duka, trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi dhe kapiteni Lorik Cana.

Leave a Reply

%d bloggers like this: