Politika

Zgjedhjet vendore, Peleshi: Takim unifikues i 61 kandidatëve majtë

Kandidatët e Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit janë takuar këtë të shtunë, në sallën “Black Box” të Akademisë së Arteve, në Tiranë.

peleshiTakimi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërkohë që të pranishëm në këtë takim ishin dy kryetarët, Edi Rama dhe Ilir Meta, si dhe të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar.

Pas mbledhjes, deputeti Taulant Balla tha për mediat se 61 kandidatët e zgjedhur nga e majta do të jenë fitues në zgjedhjet e 21 qershorit, duke vlerësuar përzgjedhjen e tyre.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi theksoi se në takim nuk është diskutuar për detaje, por synim mbetet zhvillimi i një fushate me tone pozitive dhe qytetare.

“Ky ishte takimi i parë unifikues i 61 kandidatëve tanë për zgjedhjet. Kandidaturat e koalicionit të zgjeruar do të futen në fushatë me një frymë pozitive, larg toneve të ashpra politike, por duke bërë apel për transformim urban të bashkive”, tha zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button