Home / Kronika / Kronika e zeze / Bie në humnerë automjeti, humb jetën drejtuesi 49-vjeçar

Bie në humnerë automjeti, humb jetën drejtuesi 49-vjeçar

aksidentNjë aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Pukë, ku një automjet rrëshqiti në një humnerë duke bërë që drejtuesi i tij të humbë jetën.

Drejtuesi i automjetit, Beslim Brahimi, 49-vjeçar, ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz. Automjeti ishte i  tipit “Golf” me targa AA 490 DH dhe ra në një humnerë rreth 80 metra.

Menjëherë pas aksidentit, policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të hetuar më tej shkaqet e tij. Dyshimet e policisë bien kryesisht mbi lagështirën në rrugë, e shkaktuar nga reshjet e shumta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: