Home / Qeveritare / Çako: Forcim të masave të sigurisë për trafiqet e paligjshme

Çako: Forcim të masave të sigurisë për trafiqet e paligjshme

Vetëm dy ditë pas emërimit në krye të Policisë së Shtetit, Drejtori Haki Çako  u ka kërkuar vartësve të tij në rrethe, ashpërsim të masave ndaj një sërë fenomenesh.

Gjatë një takimi të zhvilluar me efektivat e Drejtorisë së Policìsë së Qarkut Lezhë dhe më pas  me efektivat e  Policisë së  Qarkut Shkodër, i shoqëruar nga Zv/Drejtori i Përgjithshëm, Altin Qato dhe Genc Merepeza, Çako kërkoi marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike,  për sezonin turistik e veror, për rritjen e parametrave të rendit e sigurisë dhe sigurisë rrugore, intensifikimi i goditjeve të rasteve të korrupsionit, të trafiqeve të paligjshme si dhe të zbulimit të ngjarjeve të vjetra. cako2

Kreu i Policisë së Shtetit bëhet e ditur se do të vijojë takimet në të gjitha qarqet me qëllim motivimin e të  gjitha strukturave të Policisë së Shtetit për më shumë angazhim, përkushtim e seriozitet ,  në zbatim të detyrave dhe objektivave të përcaktuara në  Stratëgjinë e Policisë së Shtetit.

Në kuadë të këtyre masava, rreth 50 persona nuk janë lejuar të udhëtojnë mbrëmjen e së premtes me tragete nga Durrësi drejt Italisë për mungesë dokumentacioni.

Personat të cilëve iu ndërpre udhëtimi ishin më së shumti nga zona rurale të Kukësit dhe Elbasanit, për të cilët policia dyshon se largohen për të kërkuar Azil në një nga shtetet e zonës shengen

Leave a Reply

%d bloggers like this: