Ekonomia

Turistët e huaj eksplorojnë mrekullitë e pazbuluara të Alpeve Shqiptare

Curraj i Epërm është fshati më i thellë malor në krahinen e Nikaj – Mërturit në Aplet lindore shqiptare. Ai konsiderohet si njëri ndër fshatrat më të bukura dhe më pak të shkelura të Alpeve Shqiptare. Kjo falë edhe pozitës së tij, të vendosur në një zonë të thellë.

Fiset e Nikajve dhe të Mërturit përbëjnë një krahinë e vetme që shtrihet në pjesën perëndimore të Rrethit të Tropojës, në kufi me krahinën e Dukagjinit në rrethin e Shkodrës. Kjo është një zonë tipike malore alpine, plot gryka, lugina dhe kreshtat e larta alpine, e rrethojnë të tilla si: Maja e Hekurave, Grykat e Hapëta, Maja e Kakisë(2360m), Maja e Ndërmanjës (2250m).

Lugina e Nikaj-Mërturit përshkohet nga dy lumenj, të cilët nuk shterojnë asnjëherë: lumi Nikaj dhe lumi Mërtur, që bashkohen në Mërtur dhe derdhen në lumin Drin.
Në përshkrimin gjeografik të Nikaj-Mërturit, një vend me interes paraqesin edhe disa emra vende (toponime), siç janë: Shtegu i Dashit, Rrasa e Currajve, Shpella e Lumit, Qafa e Rrethit, Qafa e Derëzave, Shpella e Kakverrit, Rruku i Nikajve, Kodra Plakë, Gurrat e Lumit të Zi, Qafa e Murrizit, Qafa e T’thermes, Fusha e Shukut, Kodra e Palçit, Guri Murg, Korja e Mërturit, Qafa e Kolçit dhe Qafa e Agrit, etj.
Zona është mjaft e përshtashme për aktivitete në natyrë si hiking, trekking etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button