Home / Politika / Ndryshon ligji “Për Avokatin e Popullit”, synohet më shumë pavarësi

Ndryshon ligji “Për Avokatin e Popullit”, synohet më shumë pavarësi

 vlcsnap-2013-12-04-16h12m33s137-640x340Komisioni parlamentar i Ligjeve po diskuton sot disa ndryshime në ligjin “Për Avokatin e Popullit”, të propozuara nga Ministria e Drejtësisë dhe që synojnë forcimin e pavarësisë së këtij institucioni.
Zv/ministri i Drejtësisë Arben Isaraj, gjatë prezantimit të ndryshimeve në këtë komision theksoi se ndryshimet në këtë ligj, të hartuara në bashkëpunim me misionin EURALIUS konsistojnë tek pavarësia e Avokatit të Popullit, struktura e institucionit dhe promovimi i fizibilitetit të veprimeve proaktive të këtij institucioni.
Në nenet e propozuara ndër të tjera është përfshirë dhe parashikimi që Avokati i Popullit është nxitës i standardeve më të larta të të drejtave dhe lirive të njeriut në vend. Një tjetër ndryshim në ligj përcakton, se në rastet e mbarimit të funksionit të Avokatit të Popullit terminologjia e përdorur do të jetë ‘shkarkim’ dhe jo ‘heqja’ e tij. Po ashtu, riformulohet neni 9 që lidhet me zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
“Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit brenda një muaji nga mbarimi i funksionit. Avokati i Popullit qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, në rastin e parashikuar në shkronjën “b”, të nenit 7, të ligjit. Kur Avokati i Popullit jep dorëheqjen, vdes, shkarkohet apo është në pamundësi të kryejë detyrat, komisionari më i vjetër në detyrë kryen funksionin e tij deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.’, citohet neni 3 i draftit.
Ky riformulim është bërë që në rastet e mbarimit të afatit 5-vjeçar të qëndrimit në funksion të Avokatit të Popullit, deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, të qëndrojë në detyrë avokati i zgjedhur nga Kuvendi me shumicë të cilësuar, dhe jo komisionari më i vjetër, si ka qënë deri më sot.
Komisionari më i vjetër në detyrë do të ushtrojë funksionet e Avokatit të Popullit për raste të tjera, kur ai është në pamundësi të ushtrimit të funksionit. Një tjetër ndërhyrje në ligj që lidhet me funksionin e këtij institucioni është mbrojtja e të drejtave të të miturve. Për këtë qëllim është propozuar të krijohet posti i Komisionarit në mbrojtje të këtij grupi.
Ndryshime në ligj parashikohen dhe per zgjedhjen e komisionarëve, që do të bëhet nga Kuvendi me propozim të Avokatit të Popullit. “Kuvendi voton kandidaturat jo më vonë se 30 ditë nga propozimi. Komisionari duhet të plotësojë të njëjtat kushte të parashikuara në nenin 3, të ligjit”, thuhet në draftin e propozuar nga Ministria e Drejtësisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: