ArteKronikaMuzike

Kënga e Elhaida Danit mirëpritet edhe në “Eurovision in Concert” në Amsterdam

Elhaida Dani mbrëmjen e së shtunës këndoi  këngën e saj edhe njëherë live në Amsterdam, ku është mbajtur koncerti “Eurovision in Concert”. Kënga e Danit  është mirëpritur mirë ndërsa menjëherë kanë pasur edhe intervistat me të.

Krahas saj, edhe përfaqësuesit e Greqisë, Suedisë, Gjeorgjisë e Serbisë kanë sjellë krijimet e tyre. Elhaida shumë shpejt do të jetë e pranishme edhe në Londër ku po ashtu kërkon promovimin e këngës së saj.

Aktualisht kënga e saj “Im alive” është e dyta me klikime nga gjithsej 39 këngët që sivjet marrin pjesë në garën e Eurovizionit. Pas Rusisë që numëron mbi 3 milionë klikime, kënga shqiptare sapo ka grumbulluar 2 milionë klikime.

Wivibloggs që merret me lajmet e Eurosong, më 29 mars kishte bërë thirrje për votim se kush mund të jetë fituese në edicionin e këtij viti të Eurosong.

“Prej 29 marsit e deri më sot, ne kemi numëruar 55.739 vota. Po kryeson Elhaida Dani, këngëtarja nga Shqipëria. Ajo ka grumbulluar 10.564 vota”, ishte shkruar në faqen e Wivibloggs. Në vendin e dytë rezultonte këngëtarja nga Gjeorgjia me 5 266 vota, vendi i tretë është votuar të jetë Italia me 3.120 vota, ndërkaq, Irlanda është me 1.500 vota. Në listën prej 40 shteteve sa janë votuar në këtë thirrje publike në vendin e fundit është Moldavia me 613 vota.elhaida

“I’m Alive” (në Shqip kënga vjen me titullin “Në jetë”) është kënga e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2015!

Kompozitorët këngës janë Zzapp & Chriss, me tekst të Sokol Marsit dhe përkthim në anglisht të Linda Halimit. Kënga ka një fillim të lehtë, duke marrë një ritëm pak më të shpejtë në vazhdim.

Kjo këngë është vlerësuar si një këngë bashkëkohore, një këngë që përcjell një mesazh të fortë dhe gjithashtu duke mos lënë jashtë vlerësimet për vokalin e këngëtares Elhaida Dani.

Kënga do të vijë në tre versione, në Anglisht, Shqip dhe Italisht. Në Eurovizion kënga do të këndohet në anglisht  ku Elhaida do të jetë në skenë së bashku me këngëtaret e mirënjohura Erga Halilaj, Olsa Papandili dhe Gerona Hyska.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button