Home / Kosova / Kosovë-Shqipëri, policitë nisin patrullimin e përbashkët

Kosovë-Shqipëri, policitë nisin patrullimin e përbashkët

aksioni-i-Policise-rrugore-21-525x350 Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë nisin sot patrullimet së bashku në rrugët e Shqipërisë me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët gjatë sezonit turistik.
Marrëveshja është nënshkruar në 28 qershor në qytetin e Prizrenit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Artan Didi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi për patrullim të përbashkët në rrugët e Shqipërisë zbatohet gjatë sezonit veror, nga 1 korriku deri në 31 gusht.
Turni i parë i zyrtarëve policorë të Kosovës, të njësive rajonale të komunikacionit rrugor, udhëton sot për në Republikën e Shqipërisë nga pikëkalimi kufitar në Vermicë – Morinë

Leave a Reply

%d bloggers like this: