Home / Qeveritare / Ministri Naço takon sot homologun maqedonas për forcimi të bashkëpunimit

Ministri Naço takon sot homologun maqedonas për forcimi të bashkëpunimit

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço pritet të zhvilloj sot një takim me homologun e tij maqedonas, Adnan Jashari.

Gjatë takimit, që pritet të nis në orën 12:00 në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë në vendin tonë, mësohet se palët do të diskutojnë mbi projektet e përbashkëta në fushën e drejtësisë.

Gjithashtu, dy ministrat do të diskutojnë mbi mundësinë forcimit të bashkëpunimit mes palëve, si dhe do të diskutojnë mbi gjëndjen e drejtësisë në vendet respektive, teksa në orën 13:00 pritet të ketë dhe një deklaratë për shtyp nga ana e të dy Ministriave.

Ky nuk është takimi i parë mes tyre, pasi në fund të vitit të shkuar, Ministri Shqiptarë i Drejtësisë, kreu një vizitë dy ditore në Maqedoni, ku dhe takoi homolgun e tij Jashari.

Leave a Reply

%d bloggers like this: