Politika

Gara për Tiranën, Veliaj lë Këshillin Kombëtar të Punës: Javës tjetër jap dorëheqjen si ministër

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka njoftuar publikisht largimin e tij nga Këshilli Kombëtar i Punës, për shkak të kandidimit të tij në zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e Tiranës ndërsa deklaroi se javës tjetër do të japë dorëheqjen si ministër.

veliajmain173Sorry, there are no polls available at the moment.“Doja të ndaja një fjalë me të gjithë ju pas një eksperience të rëndësishme. Javën e ardhshme do të dorëhiqem nga posti i ministrit. Sot lë stafetën e këtij Këshilli Kombëtar të Punës. Falënderoj kolegët për reformën e arsimit profesional. Kjo frymë të vazhdojë në të ardhmen me atë që do më pasojë”, tha Veliaj. Duke e cilësuar një eksperiencë të jashtëzakonshme drejtimin e këtij dikasteri, Veliaj tha se kanë arritur rezultat fantastik me pensionin social. “81 mijë vetë aplikuan në zyrat e punës. Falë formulës sonë rritëm pensionet”, tha Veliaj.

Pasi ka bërë një rezyme të arritjeve, Veliaj tha se në këtë këshill u krijua reforma e pensioneve, ndërsa janë mbrojtur edhe interesat e biznesit dhe sindikatave.

“Mbrojmë interesat e biznesit e të sindikatave. Janë 650 mijë të punësuar që paguajnë siguracionet”, tha Veliaj. (vijon)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button