Home / Bota / Erdoğan do të kandidojë për President të Turqisë

Erdoğan do të kandidojë për President të Turqisë

erdogan4Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdoğan, do të kandidojë për President të republikës turke, në zgjedhjet që do të zhvillohen më datën 10 gusht.

Lajmin e ka bërë të ditur partia që drejton zoti Erdoğan “Adalet ve Kalkınma Partisi AK”( Partia për Drejtësi dhe Zhvillim).

Vendimi është marrë nga oranet e larta të partisë që drejton vendin, siç bën të ditur agjencia e lajmeve “Anadolu Ajansi”.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Turqisë, Presidenti zgjidhet në mënyrë të drejpërsëdrejtë nga populli. Ndërkaq, kandidati i opozitës do të jetë Ekmeleddin Ihsanoglu, ish kreu i Organizatës së Bashkëpunimit  Islamik(Ish-Konferenca Islamike)

Leave a Reply

Your email address will not be published.