Arte

Ansambli “Lunxhëria” dhe grupi artistik “Vatra” shfaqje në Sheshin Grand Place, Bruksel

Me rastin e Festivalit Ndërkombëtar Kulturor “Balkan Trafik, në sheshin Grand Place në Bruksel do të zhvillohet një Festë e madhe muzikore popullore “Giant Horo”.

AKKVP-merr-pjese-ne-festivalin-Ballkan-Trafik-ne-Bruksel1Sikurse bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, në këtë event artistik i cili do të mbahet të shtunën, më 25 Prill, nga ora 12 – 14:00, të ftuar specialë do të jenë Ansambli Popullor “Lunxhëria” dhe grupi artistik “Vatra” i diasporës shqiptare në Bruksel.

Ansambli “Lunxhëria” do të japë shfaqjen e tij të hapur për publikun rreth orës 12:30 me disa prej këngëve dhe valleve të tij më të bukura.

Në këtë manifestim të madh kulturor të vendeve të Ballkanit do të jenë të pranishëm me mijëra shikues dhe vizitorë nga shumë vende si dhe zyrtarë të lartë belgë, të institucioneve të BE-së, etj.AKKVP-merr-pjese-ne-festivalin-Ballkan-Trafik-ne-Bruksel..

Rreth orës 12:00, në hapje të kësaj feste të madhe popullore, do të përshëndesë pjesëmarrësit edhe Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë, Shefe e Misionit pranë Bashkimit Evropian, Zonja Suela Janina.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button