Home / Kosova / Kosova pas zgjedhjeve: Rinumërim 51 vendvotimeve

Kosova pas zgjedhjeve: Rinumërim 51 vendvotimeve

timthumbNë zhvillimet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit në Kosovë, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve nis sot rinumërimin e 51 vendvotimeve. Në 38 vendvotime rinumërimi bëhet vetëm për kandidatët përbrenda të njëjtit subjekt politik, kurse në 13 të tjerat të gjitha fletëvotimet brenda kutive të votimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme urdhëroi rinumërimin konform vendimit të djeshëm të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të ofrojë transparencë të plotë për vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.
Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ-ja bëri të ditur se ka pranuar heqjen dorë nga mandati i deputetes të kandidates për deputete, Vlora Çitaku.
Sipas medias, më herët kishte zëra se Çitaku, aktualisht ministre kosovare e Integrimit, do të caktohet në një post diplomatik në New York.

Leave a Reply

%d bloggers like this: