Home / Kosova / Kosovë-GAP: Të ulet numri i ministrive nga 19 në 13

Kosovë-GAP: Të ulet numri i ministrive nga 19 në 13

Kosove-Instituti-për-Studime-të-Avancuara-GAP-ka-prezantuar-analizën-Ristrukturimi-i-Qeverisë1-525x350Instituti për Studime të Avancuara GAP, prezantoi sot analizën Ristrukturimi i Qeverisë – propozim për zvogëlim të posteve ministrore, për një qeveri më pak të kushtueshme dhe më efikase, ku rekomandon të ulet numri i ministrive nga 19 në 13 ministri.
GAP ka prezantuar një model të ri të qeverisë që përfshin edhe këto rekomandime;të shkurtohet numri i zëvendëskryeministrave nga pesë në vetëm një zëvendëskryeministër; ministritë të kenë nga një zëvendësministër, përveç atyre që kanë disa resorë ku do të lejoheshin dy zëvendësministra; të integrohen Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Financave, dhe Ministria e Infrastrukturës në Ministrinë për Zhvillimin Ekonomik; të integrohet Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Ministrinë e Administratës Publike; të shpërndahet Ministria e Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe të shkrihet Ministria për Komunitete dhe Kthim.
Instituti GAP tha se në këtë analizë ka paraqitur në formë të detajuar strukturën organizative të këtyre ministrive dhe ka arsyetuar mënyrën se si këto ministri do të integroheshin mes tyre pa dëmtuar funksionimin e tyre dhe duke e shtuar efikasitetin. Përveç efikasitetit, këto shkurtime do të prodhonin edhe kursime buxhetore. Instituti GAP vlerëson se me shuarjen e gjashtë ministrive, brenda një mandati katër vjeçar do të kurseheshin rreth 3.6 milionë euro dhe se shkrirja e vetëm një posti të zëvendëskryeministrit do të kursente rreth 600 mijë euro.

Leave a Reply

%d bloggers like this: