Europa

Largimi i Greqisë nga BE-ja, Varufakis: Mos luani me zjarrin

Ministri grek i Financave ka paralajmëruar shtetet anëtare të BE-së që duan largimin e Greqisë nga zona euro, duke thënë se kjo do të kishte shkaktuar një efekt domino nëse do të ndodhte.

“Ata në BE që duan largimin e Greqisë nga zona euro po luajnë me zjarrin”, tha Janis Varufakis në një intervistë “pa dorashka” për televizionin spanjoll “La Sexta”.

Ai tha se nuk ka nja pengesë që do ta mbronte BE-në nga një efekt dominon ç’anëtarësimesh.

“Kushdo që luan me idenë e heqjes së një vizë ndarëse në eurozonë, me shpresën se pjesa tjetër do të mbijetojë, është duke luajtur me zjarrin”, tha Varufakis në këtë intervistë të regjistruar 10 ditë më parë, por të publikuar ditën e diel.

Ai tha se faktori frikë mbi një efekt të mundshëm domino në të gjithë Europën e bën të pamundur daljen nga zona euro të Athinës, nëse kjo e fundit do ta kërkojë diçka të tillë.

“Nëse Greqia nuk lan borxhet e saj efektet do të ndihen në të gjithë ekonominë evropiane, kjo pasi borxhi i Greqisë është i lidhur me Bankën Qendrore Europiane dhe ndan të njëjtën monedhë me 18 anëtarë të tjerë të BE-së”, tha Varufakis.

Varufakis paralajmëroi se nëse qytetarët e BE-së edukohen vazhdimisht me idenë se bashkimi monetar nuk është jetëgjatë, atëherë vendet mund të përballen me tensione politike, largime kapitalesh etj.

Javën e shkuar, ministri francez i Financave Michel Sapin, tha se BE-ja mund të mbijetojë pa Greqinë.

“Nëse ndodh diçka e dëmshme, ajo do të jetë në dëm të Greqisë dhe të popullit grek, dhe jo për vendet e tjera të Eurozonës. Ne nuk jemi në të njëjtën situatë që ishin katër apo pesë vite të shkuara”, tha Sapin të shtunën e kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button