Home / Europa / Socialdemokrati, Martin Schulz rizgjidhet president i Parlamentit Evropian

Socialdemokrati, Martin Schulz rizgjidhet president i Parlamentit Evropian

martin-schulz1-485x350Socialdemokrati gjerman, Martin Schulz u rizgjodh sot, që prej turit të parë, president i Parlamentit Evropian duke marrë vota nga forcat eurofile, socialistët, qendra e djathtë dhe liberalët.
Schulz, i cili ishte president në ikje dhe njëkohësisht kandidat i socialistëve për presidencën e Komisionit gjatë zgjedhjeve evropiane, mori 409 vota nga 751 deputetë, në përfundim të një marrëveshjeje koalicioni mes PPE-së (qendra e djathtë) dhe liberalëve.

”Ky është një nder dhe një përgjegjësi e madhe të jesh zëri në Parlament i qytetarëve të Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë ta riforcojmë në interes të të gjithëve”, theksoi Schulz në fjalimin e tij të parë si president.
Ndërkohë që eurofobët janë një grupim më i fuqishëm në Parlamentin e ri, ai theksoi se ai që nuk zbaton rregullat e respektit reciprok dhe dinjitetit njerëzor do të më ketë kundër, nuk do ta pranoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.