Ekonomia

Përfundon riasfaltimi i segmentit rrugor “Mbikalimi i Kasharit– Mbikalimi i Kamzës”

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se ka rifilluar qarkullimi i mjeteve automobilistike në segmentin rrugor “Mbikalimi i Kamzës – Mbikalimi i Kasharit”, drejtimi Tiranë-Vorë, por punimet kanë nisur në drejtimin tjetër të autostradës Vorë- Tiranë..

fshzh11Sipas burimeve zyrtare nga FSHZH, punimet e kryera konsistuan në riparimin e defekteve të shtresës asfaltike, riveshjen me asfalt të trupit të rrugës së këtij segmenti dhe vendosjen e sinjalistikës horizontale.
Në vijim FSHZH informoi se deri në fund të muajit prill do të kryhen punime në kahun tjetër të rrugës, drejtimi “Vorë-Tiranë”. Devijimi i trafikut fillon para mbikalimit të Kasharit për në rrugën dytësore, drejtimi “Vorë-Tiranë” deri tek mbikalimi i Kamzës. Gjatë kësaj periudhe rruga dytësore do të ketë vetëm një kah lëvizje drejtimi “Vorë -Tiranë”.

fshzh2Me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale rrugore dhe të garantimit të rrjedhshmërisë së sigurtë për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës FSHZH iu kërkon të gjithë drejtuesve të mjeteve që lëvizin në këtë segment, të tregojnë kujdes dhe të drejtojnë mjetin me shpejtësi të moderuar për shmangien e çdo të papriture gjatë kalimit në këtë segment rrugor.

Sipas FSHZH-së, kompania zbatuese e punimeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore ka marrë të gjitha masat për lehtësimin e lëvizjes së trafikut gjatë këtyre punimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button