Ekonomia

INSTAT/ Në 2014 u hapën 17.377 ndërmarrje të reja ekonomike

Gjatë vitit që kaloi, në shkallë vendi ishin aktive 112.537 ndërmarrje aktive, nga 103.083 ndërmarrje aktive që ishin në vitin 2010, ku tregtia zë vendin e parë, duke treguar kërkesën e madhe që ka tregu për produkte, por dhe prodhimtari të pakët nga industritë vendase.

Në-kompaninë-Eurofish-në-LezhëSipas statistikave më të fundit të INSTAT, rezulton se 17.377 ndërmarrje të reja nisën aktivitetin ekonomik në vitin 2014.
Numrin më të madh të ndërmarrjeve të reja dhe ato aktive, në total 44 % të tyre, e ka qarku i Tiranës. Numrin më të pakët me 0.9 % të ndërmarrjeve të reja vjet e shënoi qarku i Kukësit.

Ndërsa në vitin 2009 ndërmarrjet që menaxhojnë femrat ishin 26,4% ndaj totalit, në vitin 2014 numri i tyre u rrit dhe llogaritet në 28,4 % të ndërmarrjeve aktive, duke shënuar kështu një tendencë në rritje të sipërmarrjes femërore.

Rritje të ndjeshme ka dhe në numrin e ndërmarrjeve me bashkëpronarë kompani të huaja. Në vitin 2014 numëroheshin 5.245 ndërmarrje me pronarë apo bashkëpronarë të huaj krahasuar me 3.141 që ishin në vitin 2010. Numrin më të madh të ndërmarrjeve të tilla e ka qarku i Tiranës me 71,4% dhe numrin më të vogël e ka qarku Dibër me 0,3 %.

Tregtia zë peshën më të madhe në ndërmarrjet me aktivitet ekonomik, pjesa më e madhe e të cilave në 5 vitet e fundit zunë një peshë mesatare prej 39 % në qarkun e Tiranës. Qarku i Kukësit ka peshën më të vogël me 0,9 %.

Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar numërojnë afërsisht 90 % të ndërmarrjeve gjithsej aktive, ku qarqet e Beratit dhe të Korçës kanë përqindjen më të lartë nga të tjerët, me afërsisht 93 %.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button