Muzike

Përgatitjet për Festivalin Folklorik, Kumbaro inspekton punimet restauruese në Kalanë e Gjirokastrës

Në kuadër të përgatitjeve për Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me përfaqësues të qeverisjes vendore si dhe inspektoi nga afër edhe punimet restauruese në Kalanë e Gjirokastrës, të cilat kanë filluar prej disa kohësh.

kumbaro1Në takim u diskutua për detajet e fundit të organizimin dhe të gjitha hallkat e rëndësishme administrative, logjistike dhe artistike të kësaj ngjarjeje mbarëkombëtare të trashëgimisë jo materiale, që kërkojnë një bashkëpunim mes pushtetit qendror dhe atij vendor.

“Festivali Folklorik i Gjirokastrës është monumenti i trashëgimisë jomateriale, që për shqiptarët, Shqipërinë dhe Ministrinë e Kulturës, pa dallime ngjyrash partiake, por për të gjitha qeveritë ka qenë dhe mbetet një institucion shumë i rëndësishëm”, tha ministrja Mirela Kumbaro.kumbaro1

Ministrja informoi në një dalje publike para medias për pjesëmarrjen e grupit “Argjiro” dhe Roland Çenkos në Festivalin e Gjirokastrës, së bashku me grupin e fëmijëve “Obelisku”.

Inspektimi i dytë i rëndësishëm në Gjirokastër nga Ministrja Kumbaro ishte në shtëpinë e Kadaresë, restaurimi i së cilës po kryhet nga UNESCO.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button