Politika

Deklaratat e Brahos për BKH, Paloka: Po e kthejnë vendin në Moskën e Putinit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho për Byronë Kombëtare të Hetimit.

PalokaaPaloka tha se vendimi i Kushtetueses ishte i drejtë dhe se deklaratat e Brahos janë në vijim të sulmeve ndaj gjykatave.

“Deklarata e Brahos, vijim i sulmeve ndaj gjykatave. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i drejtë. Byroja Kombëtare e Hetimit nuk mund të ngrihet. Sulmi i radhës ndaj gjykatave, nuk është habi”, tha Paloka.

Sipas tij, me ngritjen e byrosë, Rama vë nën kontroll drejtësinë. “Po e kthejnë vendin në Moskën e Putinit”, theksoi ai. Në lidhje me përplasjet e PD-së me aleatët politikë dhe bashkimin e PDK-së me të majtët, Paloka nuk ka dashur të prononcohet. “Asnjë qëndrim për aleatë dhe ish-aleatë të PD-së”, ka thënë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button