Politika

Rama-Vuçiç në Bruksel: Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, me rëndësi për stabilitetin në Ballkan

– Kryeministri serb konfirmon vizitën e tij në Shqipëri në fund të muajit maj-

ramaVucicicKryeministri Edi Rama është takuar sot me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel.

Shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në Bruksel për të zhvilluar takime në kuadër të procesit të Berlinit, i njohur ndryshe si “Western Balkan’s 6″. Në këtë takim, do të diskutohet për rrjetin bazë të ndërlidhjes së autostradave dhe të linjave hekurudhore, por edhe investime të tjera që prekin vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Presheva Jonë, biseda mes dy kryeministrave Rama-Vuçiç, u përqendrua në projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit.ramavucucc

Kryeministri Rama theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë tejet të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik e social të Ballkanit dhe Europës në tërësi.

“Serbia dhe Shqipëria duhet të shohin përpara”, – theksoi Rama, “duke bërë së bashku për Ballkanin atë që Gjermania dhe Franca bënë pas luftës së dytë botërore për Europën. Është e rëndësishme të kuptojmë të gjithë se Ballkani ka nevojë për Bashkimin Europian po aq sa BE ka nevojë për Ballkanin”.

Kryeministri Vuçiç tha se Serbia do të insistojë për mbështetje financiare për ndërtimin e linjës hekurudhore Beograd – Podgoricë – Shkodrës, si dhe autostrada Nish – Prishtinë –Durrçs. “Unë shpresoj se Bashkimi Europian do të ketë kuptim për të mbështetur vendet në rajon”, tha Vuçiç duke shtuar se projekte të tilla do të përmirësojnë situatën ekonomike në të dy vendet.

Kryeministri serb konfirmoi vizitën e tij në Shqipëri në fund të muajit maj ku do të marrë pjesë në konferencën e SECP që do të zhvillohet në Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button