Home / Politika / Rama: Schulz, mik i mirë i socialistëve e progresistëve shqiptarë

Rama: Schulz, mik i mirë i socialistëve e progresistëve shqiptarë

Rama-dhe-Schulz-525x350Një lajm të gëzuar e cilësoi sot Kryeministri Edi Rama, zgjedhjen e Martin Schulz si Kryetarë i Parlamentit Europian.

Schulz u rizgjodh në këtë post me 409 vota, duke u bërë kështu Presidenti i parë i Parlamentit që merr dy mandate.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama shkruan : “Martin Schultz, mik i mirë i socialistëve e progresistëve shqiptarë e gjithashtu mik personal, u zgjodh President i Parlamentit Europian. Lajm i gëzuar”.

Në shtator të një viti më parë, gjatë vizitës së parë zyrtare si Kryeministër i vendit, në Bruksel, Rama zhvilloi një takim edhe me Presidentin Martin Schulz, gjatë së cilës u theksua vendosmëria e palëve për ta bërë sa më të afërt aspiratën e Shqipërisë, jo vetëm për të marrë shpejt statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, por dhe për ta hapur negociatat për anëtarësim të plotë.

Ndërsa në konferencën e përbashkët për shtyp,  Schulz është shprehur se Brukseli ishte entuziast për qeverinë e re dhe zyrtarët e lartë po bënin përpjekjet maksimale për ta shpejtuar procesin e Shqipërisë drejt BE-së

Leave a Reply

%d bloggers like this: