Ekonomia

Dita Ndërkombëtare e Tokës- KASH: Sensibilizim në mbrojtje të planetit

Data 22 prill shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.

Foto-Dita-Nderkombetare-e-TokesNë kuadër të kësaj dite të shënuar për mbarë njerzimin, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Ministria e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave në bashkëpunim me Qendrën e Studimit të Burimeve Natyrore dhe Shoqatën e Vlerësimit të Tokës, organizuan të martën në Tiranë, një konferencë shkencore, ku apeluan për mbrojtjen e mjedisit, ekosistemeve dhe natyrës.

Në emër të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, fjalën e rastit e mbajti zv.ministri i Bujqësisë, Jani Babi.

Historia e popullit tonë në shekuj, është e lidhur ngushtë me burimet tona jetësore natyrore, tha Babi, ndërsa shtoi se, toka është pasuria më e çmuar e çdo vendi që duhet ruajtur, trajtuar e mbrojtur si mjet i pazëvendësueshëm prodhimi e ushqimi për ekzistencën e gjithë gjallesave në breza.

“Meqenëse kemi hyrë në një epokë të re të mbushur me sfida dhe premtime, ne duhet të mbrojmë tokën, kafshët e egra, ujin dhe ajrin – burimet që kanë furnizuar rritjen tonë dhe prosperitetin si një komb dhe që kanë pasuruar jetët tona”, tha Babi, i cili nënvizoi se, të bësh këtë jo vetëm përmbush një detyrim të shenjtë për fëmijët tanë dhe nipërit e mbesat, por gjithashtu siguron një mundësi për të nxitur rritjen ekonomike.

tokaDuke u ndalur në këndvështrimin e ekspertit, Babi tha se, për arritjen e këtyre qëllimeve, asnjë çështje nuk meriton vëmendje të menjëhershme më tepër se sa ajo e ngrohjes globale. Shkencëtarët kanë vënë re tashmë ndryshime alarmante në botën natyrore, duke përfshirë edhe shkrirjen e akullnajave, dhe nivelet në rritje të detit. Ndryshimi i klimës përbën një provë serioze për njerëzimin, por ajo gjithashtu siguron një mundësi për një risi të madhe dhe adaptim. Sjellja jonë me natyrën gjatë këtyre 25 vjetëve ka qenë sa barbare aq dhe indiferente, tha ai, ndersa apeloi, se mbrojtja e përdorimi me efikasitet i tokës pyjeve dhe ambientit, janë jetike për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.

Kreu i KASH-it, Agim Rrapaj duke u ndalur në ndërthurjen e pazëvendësueshme të komponentëve të tokës në drejtim të prodhimit, ushqimit për të gjitha gjallesat, pasurive të nëntokës si mineralet, hidrokarburet, qymyri, apo pyjet, turizmi, ndërtesat etj, tha se, toka është burim zhvillimi në çdo vend, si resursi bazë, mbi të cilën janë hartuar e bazuar zhvillimi, e ardhmja, prosperiteti i një vendi.

“Shqipëria është vend mesdhetar. Natyra, të parët tanë na kanë vendosur në mesin e dheut, që do të thotë ka kushtet me optimale për gjallesat, që nga një qelizorët e deri te njeriu si: klimë, lagështi, temperaturë, ekspozicion, ndriçim etj, aq sa kanë nevojë gjallesat. Në këtë kontekst, për shqiptarët toka ka një specifikë, është më e shenjtë. Por edhe pse është speciale, në mes të dheut, Shqipëria është vendi me më pak tokë në Europë për frymë, ndërsa ka edhe një rekord tjetër negativ, vendi me më pak tokë bujqësore në Europë, vetëm 24% e sipërfaqes, nga kjo për fat të keq 14% djerr ose e braktisur”.

toka2Sipas tij, erozioni, armiku më i madh, po bën kërdinë. Sot duhet vënë alarmi, pasi 60 milion ton të kores së tokës, pjesës me produktive gërryhen çdo vit e shkon në përrenj, lumenj, e det.

Përmbytjet e zonave fushore nga më pjelloret e vendit si fusha e Shkodrës, Korçës, Myzeqesë, etj, janë pasojë e moskujdesit dhe dëmtimit të argjinaturave mbrojtëse kudo në Shqipëri, të lumenjve Buna, Shkumbini, Devolli, Vjosa etj, tha Rrapaj, i cili evidentoi se, gjatë këtyre viteve janë lejuar ndërtimet pa leje, masakër që vazhdon ende edhe sot, në një vend si Shqipëria, ku janë zënë fushat, nga më pjelloret e vendit.

Ndërsa Sherif Lusha, drejtor i Qëndrës se Studimeve të Burimeve Natyrore dhe Shoqatës së Vlerësimit të Tokës, u ndal në rolin e pyjeve, si një pasuri e madhe, jo vetëm ekonomike, por edhe mbrojtëse e territorit, mushkëria e një kombi, që lufton efektin serë, aq problem për të ardhmen

“Shqipëria është një vend i pasur me pyje. 36% e territorit me pyje, klasifikohet si vend i pasur, që pak vende e kanë”, tha Lusha, ndërsa shtoi se, këto vitet e fundit ka pasur një dëmtim të madh nga prerjet e paligjshme e të ligjshme për qëllime abuzimi, ku raporti i prerjeve me mbjelljet ka qenë negativ. Dëmtimet kanë qenë të shumta si nga dora e njeriut, ashtu edhe nga sëmundjet.

Përveç dëmit që i bëhet tokës dhe pyjeve, me rëndësi jetike për një vend është ambienti ku ne rrimë e jetojmë, e zhvillojmë aktivitetin tonë, ku ka problem me ndotjen e ajrit, tokës, ujit, etj. Dihet që ndotja ka lidhje me cilësinë e jetës.

toka3“Qeveria ka marrë masa ligjore për mbrojtjen e tokës dhe pyjeve, por është e domosdoshme që të ndërgjegjësohet edhe publiku i gjerë dhe gjithë institucionet e vendit, se çdo veprim shkatërrues ka pasoja katastrofike për jetën e njerëzve. Kjo veprimtari që zhvilloni ju sot është një kontribut i çmuar për të sensibilizuar opinionin shoqëror për një çështje jetike të kombit, ndaj ju përgëzoj që si shoqëri civile keni ndjeshmëri për një çështje madhore, siç është problem me tokën dhe mjedisin”, tha ai.

Punimet e konferencës shkencore vijuan me referime të ekspertëve të tjerë të fushës të cilët, vunë theksin në rëndësinë e mbrojtjes së ekosistemeve natyrore dhe sensibilizimin e opinionit për t’u informuar mbi shmagien e fenomeneve që dëmtojnë tokën dhe sfidat për ruajtjen e saj.

Themeluesi i Ditës Ndërkombëtare të Tokës është senatori amerikan Gaylord Nelson, i cili me qëllimin që problemet e kësaj natyre të hynin në vëmendjen e politikanëve, në vitin 1962 propozoi për kremtimin e Ditës së Tokës, propozim i cili më vonë mori edhe aprovimin e presidentit të SHBA-ve.

Është një ditë e veçantë për t’i shprehur mirënjohjen tonë planetit tokë, i cili mbështet të gjitha format e jetës. Pikërisht me këtë datë shumë qytetarë, fëmijë, të rinj e të moshuar kudo në botë ndajnë pak kohë për të mbjellë një pemë, pastruar një territor publik, përuruar një lulishte apo për të marrë pjesë në evente që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore. Pra qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të tokës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button