Home / Arte / Festivali i muzikës së Vjetër “Vox Baroque”

Festivali i muzikës së Vjetër “Vox Baroque”

Festivali1Festivali i muzikës së vjetër “Vox Baroque” është quajtur aktiviteti muzikor më i ri, i cili do të vijë në mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, e që do të zhvillohet nga data 2 deri në 12 korrik, në pesë nga qytetet më të rëndësishmet të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë si: Durrësi, Tirana, Shkodra, Berati dhe Fieri

Krahas grupeve të ndryshme barok që do të marrin pjesë, në festival do të debutojë për herë të parë edhe trio e Albanian Baroque Ensemble, e formuar nga muzikantë shqiptarë që në shkollat Italiane.

Festivali i Muzikës së Vjetër “Vox Baroque” është festivali i parë në Shqipëri që i kushtohet tërësisht repertorit barok, dhe synimi i këtij festivali është të përhapë muzikën baroke të luajtur me instrumente origjinalë, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe. Këto rregulla, siç dihet, ishin të ndryshme si nga pikëpamja gjeografike ashtu edhe nga ajo kohore, nuk shënoheshin në partitura dhe e vetmja menyrë për t’i njohur dhe, mirëinterpretuar sot, është studimi i traktateve teorike dhe i kronikave të asaj kohe.

Një synim tjetër i këtij festivali është të zgjerojë sa më shumë panoramën e barokut duke i sjellë publikut një repertor të pasur jo vetëm me pjesë të kompozitorëve të njohur, por edhe me pjesë qe deri më sot nuk janë luajtur në skenat shqiptare.

Ky festival që do të zhvillohet në pesë nga qytetet më të rëndësishmet të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë si Durrësi, Tirana, Shkodra, Berati dhe Fieri, koncertin e fundit do ta zhvillojë në zonën turistike të Voskopojës.

Programi i Festivalit:

02/07/2014 – Durrës, Vila e Mbretit Zog, ora 20:00, performon Orkestra “Barucco”(Austri)

03/07/2014 – Durrës, Vila e Mbretit Zog, ora 20:00, performon Qurateti “Hofkapelle”(Austri)

03/07/2017 – Fier, Parku Arkeologjik Apolloni, ora 19:00, perfomrojnë Duo Violinë baroke dhe Ljuta baroke, Fani Vovoni (Greqi) dhe Jan Cizmar(Çeki)

04/07/2014 – Berat, Muzeu Onufri, ora 19:00, performon Quarteti Hofkapelle(Austri)

05/07/2014 – Durrës, Vila e Mbretit Zog, ora 20:00, perfomojnë Albanian Baroque Ensemble, me pjesmarrjen e kontraltistit Marco Lazzara(Itali)

06/07/2017 – Tiranë, Universiteti i Arteve, ora 11:00, performon Masterclass mbi intepretimin e muzikës Baroke sipas C.Ph.E.Bach

08/07/2014 – Tiranë, Akademia e Fiolmit dhe Multimedias “Marubi”, ora 20:00, performojnë Albanian Baroque Ensemble, me pjesmarrjen e kontraltistit Marco Lazzara(Itali)

10/07/2014 – Shkodër, Teatri Migjeni, ora 19:00 perfomojnë Albanian Baroque Ensemble

Leave a Reply

Your email address will not be published.