Rajoni

Gjuriq: Në takim me Ramën folëm edhe për “Bashkimin Kombëtar”

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, është hapur edhe çështja e deklaratës së tij për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

“Atë që kryeministri Vuçiq e ka thënë në prononcimin e tij pasi Rama doli me atë deklaratën e famshme, atë ia ka thënë edhe në takim, por në mënyrë më energjike dhe më bindëse. Kjo ka qenë një bisedë pa dorëza diplomatike”, ka thënë Gjuriq për B92.

Ai ka shtuar se pala serbe nuk i është qasur kësaj teme në mënyrë grindavece, por ka qenë e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve, pasi që, siç ka thënë ai, është në interes si të serbëve, ashtu edhe të shqiptarëve që të kenë marrëdhënie normale, transmeton Koha.net.

I pyetur se cili ka qenë reagimi nga pala shqiptare, Gjuriq ka thënë se mendon që reagimi ka qenë shumë më i butë sesa në paraqitjet mediatike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button