Rajoni

Vuçiq: Na pret natë e gjatë me bisedime

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se sonte do të jetë një natë e gjatë në Bruksel, ku delegacionet nga Kosova dhe Serbia do të mundohen të arrijnë marrëveshje në këtë raund të ri dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Takimi mes kryeministrit Isa Mustafa dhe kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, së bashku me delegacionet e tyre, me ndërmjetësimin e Përfaqësues së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka filluar pas orës 19:00.

Vuçiq ka deklaruar se do të bisedohet për telekomunikacionin, energjetikën, sigurimet, Mbrojtjen Civile, buxhetin e komunave veriore, si dhe për urën mbi Ibër.

“Takimi do të zgjasë sonte kush e di sa, në mënyrë që të arrijmë marrëveshje që nuk do të jetë në dëm të interesave tona nacionale, e që Bashkimi Europian i vlerëson të pashmangshme”, tha Vuçiq, transmeton politiko.net.

“Detyra jonë kryesore është që serbët të mbesin në Kosovë dhe të ndihmojmë që ta ruajmë sigurinë e tyre”

“Shpresojmë të kemi mirëkuptim për kërkesat tona, për të cilat insistojmë”, ka thënë Vuçiq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button