Home / Sporti / Pesë, vetëm në pjesën e parë

Pesë, vetëm në pjesën e parë

Bayern Munich ka përmbys rezultatin qysh në pjesën e parë të ndeshjes kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Bavarezët në pjesën e parë realizuan pesë gola kundër kampionit portugez, Portos, duke e fituar këtë gjysmëlojë me rezultat të thellë, 5:0.

Robert Lewandowski goditi shtyllën vertikale në minutën e 11-të të takimit, por tre minuta më vonë Thiago Alcantara realizoi golin e parë për bavarezët. Mesfushori spanjoll goditi topin me kokë, pas një harkimi të saktë të mbrojtësit së krahut të majtë, Juan Bernat.

Pothuajse në të njëjtën mirë u realizua edhe goli i dytë i të besuarve të trajnerit Pep Guardiola. Ishte Jerome Boateng, ai i cili realizoj me kokë për epërsinë e dyfishtë në minutën e 22-të të ndeshjes.

Por, me kaq skuadra gjermane nuk u ndal, pasi që në pjesën e parë realizuan edhe tre gola të tjerë.
Fillimisht, Lewandowski shënoi golin e tretë për kampionët gjerman me kokë në minutën e 27-të të ballafaqimit, kur harkimin e Thomas Mullerit e konkretizoi sulmuesi polak.

Edhe Thomas Muller u fut në listën e golashënuesve në këtë takim në minutën e 35-të, kur nga largësia goditi fuqishëm topin, të cilin portieri i klubit portugez nuk ishte në gjendje ta ndalojë.

Pokerin e kampionit gjerman në pjesën e parë e përfundoi Lewandowski, i cili shënoj golin e pestë në pjesën e parë të takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.