Zgjedhjet lokale 2015

Halim Kosova takon artistët, Ema Andrea:Faleminderit që folët me ne

Sorry, there are no polls available at the moment.Kandidati i Partisë Demokrate për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka zhvilluar sot një takim me artisët në lidhje me problematikat që ata hasin dhe lehtësirat që mund t’u krijohen.

Aktorja Ema Andrea duke folur për takimin u shpreh se ndjehej mirë për takimin e zhvilluar, duke shtuar se u fol problemet e kulturës dhe artit të të gjitha zhanreve dhe lehtësirat që mund të krijohen.

“Qe një takim me premtime të sinqerta. Folëm për kulturën dhe artin e te gjitha zhanreve. Problemet e artit, decentralizimi folëm për mundësinë për të qenë më tepër autonom. I propozuam njëri-tjetri për të krijuar më tepër lehtësi. U ndjeva mirë për takimin.”- tha aktorja Ema Andrea.

Ndërkohë që kandidati Halim Kosova duke vlerësuar takimin me artistët në fjalën e tij shprehu ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit Met Bega. Kosova ndërsa tha se këtij takimi të rëndësishëm iu bashkua në fund lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta i Met Begës theksoi se duhet ta përkthejmë këtë moment për një mobilizim më të madh për artin.

“Këtij Informacioni shumë të vlefshëm, iu bashkua një lajm i hidhur që Met Bega ka humbuir jetën, i shpreh ngushëllimi familjes dhe kolegëve të tij. Le ta përkthejmë këtë moment për një mobilizim më të madh.”- tha Halim Kosova.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button