PolitikaZgjedhjet lokale 2015

Pakti i PD-së me 16 aleatët: Kush merr 5% të votave, ka nënkryetarin e Bashkisë

Demokratët duket se e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Republikanët, Legalistët, Ballin Kombëtar, apo Ballin Kombëtar Demokrat.

“Panorama” duke iu referuar burimeve të veta shkruan sot se gjatë bisedimeve palët kanë rënë dakord për mënyrën e përzgjedhjes së nënkryetarit të Bashkisë që do të fitohet nga koalicioni i djathtë.

Kështu, çdo parti e koalicionit që do të marrë mbi 5% të votave do të ketë të drejtën e n/kryetarit në bashkinë përkatëse.

Ndërkohë që një tjetër pikë është dhe ndarja në bazë proporcionale e administrimit të bashkive.

Duke dhënë hapësirën e kryesimit të njësive administrative, mbështetur në votat që partia përkatëse do të marrë në zgjedhje.

Në bazë të Kodit Zgjedhor, partitë sot duhet të përfundojnë marrëveshjet, për të vijuar me regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button