Arte

Miq, kolegë, të afërm i japin lamtumirën e fundit aktorit të mirenjohur Met Bega

Miq, të afërm, dashamirës dhe kolegë janë përkulur sot me respekt para trupit të pajetë të artistit të madh Met Bega. met-bega2-620x350Rreth orës 11:40 para trupit të pajetë të aktorit të humorit u përkul ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. “Met Bega kishte buzëqeshje në zemër”- u shpreh Kumbaro pas homazheve. Homazhet në nderim të aktorit të ndjerë kane nisur prej ores 11:00 dhe do te vazhdojne deri ne oren ­13:00 në ambientet e Muzeut Kombëtar.

Aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Met Bega u na nga jeta ne moshen 69 vjecare për shkak të sëmundjes së Parkinsonit.

Simptomat e para të kësaj sëmundje aktori i ndjehu në vitin 2010, por me kalimin e viteve gjendja e tij shëndetësore nisi të përkeqësohej. Met Bega e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Estradën e Tiranës. Aktori lindi në Tiranë, ndërsa u nderua me shumë çmime.

Ja filmat ku ka marrë pjesë aktori Met Bega

­Edhe ashtu edhe kështu 1989

­Stolat në park 1988

­Tela për violinë 1987

­Dy herë mat 1986

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button