Ekonomia

Përmbytjet, Rama në Fier: Mbyllim procesin e kompensimit të dëmeve

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Levan të Fierit, një nga zonat e përmbytura para pak kohësh, ku është takuar me banorë që janë prekur nga fatkeqësia natyrore.

Autoritetet lokale, të mbështetura nga qeveria, kanë shpërndarë 680 krerë bagëti për banorët e kësaj zone.

Rama tha se ndihet krenar për mbylljen e procesit të kompensimit të dëmeve. “Premtuam që do jemi këtu edhe kur të dalë dielli, – u shpreh Rama. – Jemi krenarë që sot përmbyllim procesin e kompensimit, duke dorëzuar një pjesë tjetër të kompensimit të dëmeve. Prania e shtetit këtu, dëshmon që jemi pranë njerëzve edhe kur fatkeqësia kalon. Do ia dalim të rikthejmë rilindjen në realitet. Nuk kemi thënë se kemi shkop magjik për ta bërë parajsë”, – deklaroi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button