Home / Kronika / Kronika e zeze / Tiranë, arrestohet 48-vjeçari, ngacmoi seksualisht dy të mitura

Tiranë, arrestohet 48-vjeçari, ngacmoi seksualisht dy të mitura

prangaPolicia e Tiranës ka arrestuar 48-vjeçarin Agron Gega, pasi u  kap në flagrancë duke abuzuar seksualisht me dy fëmijë. 48 vjeçari, lindur dhe banues në Tiranë u vu në prangat e efektivëve të policisë së komisariatit numër 3, pasi u kap duke ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura të moshës 9 dhe 11 vjeç. Policia ka konfirmuar se Gega nuk kishte arritur të kryente marrëdhënie seksuale me vajzat e mitura .

Ndalimi i tij u bë rreth orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme në rrugën “Don Bosko”.

Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë sinjalizuar uniformat blu lidhur me këtë rast. Materialet në ngarkim të Gegës i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “Ngacmimit seksual me të mitur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.