Home / Rajoni / Nikoliq thotë se Serbia ka obligim kushtetues mirëqenien në Kosovë

Nikoliq thotë se Serbia ka obligim kushtetues mirëqenien në Kosovë

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Ai madje ka theksuar se nuk është mirë që administrata në Prishtinë të trimërohet nga dikush se dialogu që po zhvillohet në fund do të shpie te kjo njohje.

Këto komente, njofton Tanjug, ai i ka bërë gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkeviçsh.

“Sa i përket çështjes së Kosovës, Beogradi ka hyrë seriozisht në dialog me Prishtinën, sepse jemi shumë të interesuar për zvogëlimin e tensioneve dhe për krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët e Kosovës e Metohisë, për çfarë, përndryshe, na detyron edhe Kushtetuta. Megjithëkëtë, Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e krahinës së saj jugore dhe nuk është mirë që kushdo ta trimërojë administratën në Prishtinë se ky është qëllimi përfundimtar i dialogut që po zhvillohet”, ka thënë Nikoliq, transmeton Koha.net.

Serbia, ka shtuar Nikoliq, do të përpiqet që në mënyrën më të mirë të përmbushë 34 kapitujt, të cilët ai i quajti standard.

Kryetari i Serbisë me këtë rast nuk e përmendi fare kapitullin 35 i cili ka të bëjë me Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.